ERP me një imazh të ri: Eventi i lancimit të Microsoft Dynamics AX


Ruaj datën e eventit virtual global.

9 Mars Microsoft do të organizojë “Microsoft Dynamics AX Virtual Launch Event”. Qëllimi i saj është të prezantojë ERP më të re për gjithe publikun. E quajtur vetëm Microsoft Dynamics AX (me asnjë shënim për vitin ose update), ky aplikacion për business software vjen me përmirësime të shumta të integruara me zgjidhje të tjera popullore si CRM Online, Office 365, etj.

Për më tepër…

…version i bazuar në Cloud do të përditësohet rregullisht, me batch-e të vogla, duke e bërë procesin e ngathët të ugradeve të mëdha kumulative, të mbetet vetëm në librat e historisë.

…me Microsoft Dynamics AX në cloud ju nuk keni nevojë të bëni investime fillestare për licensimin e një solution ERP. Ju paguani sipas një modeli regjigjstimi fleksibel, e në rast se keni sezonalitet ose nevoja të tjera biznesi, mund te shtoni ose te fshini userat gjatë gjithë kohës.

… Dynamics AX vjen së bashku me Web-client dhe User Interface që ndjek standartet e vendosura me Windows 8 dhe Windows 10. Përdoruesit do hyjnë në sistem nëpërmjet një interface familiare me anë të një Web Browser, duke eleminuar nevojën për instalime dhe set-up, si dhe trainime mbi pamje dhe menu të panjohura.

Cfarë ka më tepër?

Zbulojeni në 9 Mars 2016, CET në 17:00 ndërsa jeni i ulur në poltronen tuaj.

Regjistrohu tani për Eventin i lancimit virtual të Microsoft Dynamics AX.