Intelligent Systems është partneri i vitit i Microsoft për Europën Qëndrore dhe Lindore


   

Microsoft emëroi ofruesin e zgjidhjeve ERP dhe CRM, Intelligent Systems, ndër partnerët e tij më strategjik në botë

Microsoft emëroi Intelligent Systems si partnerin e vet më të suksesshëm për zgjidhjet e biznesit në Europën Qëndrore dhe Lindore (CEE), duke tejkaluar zvillues të mëdhenj nga 24 shtete në rajon. Për më tepër, Intelligent Systems gjithashtu është bërë pjesë e të ashtuquajturit Inner Circle 2016, i cili e vendos kompaninë ndër partnerët më strategjik të Microsoft Dynamics në mbarë botën. Inner Circle është i kufizuar cdo vit vetëm për 60 nga pothuajse 10,000 zhvillues të sistemeve ERP dhe CRM. Këta janë partnerë që kanë patur rezultatet më të larta si numër kontratash dhe të ardhurash për Microsoft, si dhe për cilësinë shumë të lartë të shërbimit të dhënë gjatë implementimit dhe suportit të zgjidhjeve të lartpërmendura për korporatat.

Këto cmime janë një provë tjetër për rolin e kompanisë si një lieder në zhvillimin e sistemeve të integruara për manaxhimin e biznesit në rang global. Cmimi i mëparshëm mbreslënës nga Microsoft erdhi në 2013, kur Intelligent Systems hyri në TOP 5% të zhvilluesve të zgjidhjeve Dynamics. Vitet e mëvonshme u shoqëruan nga një rritje intensive, lidhja e partneriteteve strategjike, si dhe hyrje ne tregje të reja, duka kaluar rrjedhimisht numrin e shteteve në të cilat kompania ka realizuar projekte në mbi 35. Në 2016, Intelligent Systems performoi shkëlqyeshëm përsëri duke përfunduar dy nga kontratat më të mëdha për zgjidhjet ERP dhe CRM të Microsoft për gjithe rajonin CEE.

Ceremonia e dhënies të cmimit u zhvillua në 11 Korrik 2016, në Toronto, Canada, gjatë konferencës më të madhe vjetore të Microsoft – Worldwide Partner Conference (WPC) 2016. Eventi mblodhi më shumë se 13,000 partnerë nga 144 shtete këtë vit. Në ditën e parë të konferencës, Satya Nadella, CEO i Microsoft, i vuri një theks të vecantë rolit kryesues të zgjidhjeve për biznesin si dhe drejtimit që kompania ka marrë drejt të ashtuquajturit “trasformim dixhital”.

…ne i kemi vënë vetes një qëllim që të ri-shpikim produktivitetin dhe proceset e biznesit. Në një botë me informacion të pafund por me kohë dhe përqëndrim të kufizuar, ne ndihmojmë cilindo të përfitojë më shumë nga cdo moment dhe të ndërroje natyrën e punës dixhitale në organizata të cdo madhësie. Ne ndjekim këtë qëllim duke i shërbyer trasformimit dixhital të klientëve tane. Bizneset e të gjitha madhësive në cdo vend të botës jo vetëm do të përdorin teknologji dixhitale, por vetë ato do të bëhen kompani dixhitale“, tha Satya Nadella duke shtuar më pas “Ne kemi një qasje unike për të ndërtuar teknologjinë dhe platformat që do të cojnë në përhapjen e trasformimit dixhital për cdo kompani, në cdo industri dhe cdo shtet. Kjo do të gjenerojë mundësira shumë të mëdha për partnerët tanë rreth e qark globit.