Rreth kompanise

Intelligent Systems është një kompani ndërkombëtare konsulence që zhvillon projekte programesh biznesi për organizata lokale dhe shumëkombëshe. Ne jemi partneri kryesor i Microsoft Dynamics në Europën qëndrore dhe lindore (Microsoft, 2016) si dhe pjesë e Inner Circle – Titulli më i lartë që i jepet vetëm 60 nga më shumë se 10 000 Partnereve Microsoft Dynamics Partners në gjithë botën.


Misioni

Vizioni

opening quote

Të krijojmë vlera dhe fitime tek partnerët tanë nëpërmjet rritjes me anë të zgjidhjeve më të mira të industrisë të zbatuara me ekspertizë dhe pasion.


Të zhvillojmë biznesin vertikalisht dhe të arrijmë rritje të qëndrueshme si një lider botëror për Dynamics.closing quote


Dije globale, ekspertizë lokale

Ne i njohim kërkesat  e biznesit ndërkombëtar duke konsideruar që kemi përfunduar më shumë se 350 projekte implementimesh në 35 shtete në mbarë botën. Përveç metodologjisë të manaxhimit ndërkombëtar të projekteve që përdorim në zgjidhjet globale, ne kemi fituar shumë ekspertizë në politika fiskale në shumë vende në Europë, Amerikat, Lindja e Afërt dhe Azia.


Kompetencë e industrisë të cilës mund ti besoni

Ne jemi të fokusuar në kompani retail, prodhim, industri automotive, transport e llogjistikë, të të gjitha masave. Aplikacionet e programeve tona, të zhvilluar nga ekspertët e industrisë, sigurojnë nje rritje të eficencës operacionale nëpërmjet automatizimit të të gjitha proceseve vertikale, të cilat mbulohen tërësisht nga funksionalitetet e aplikacionit.


Garancia e shërbimit më të mirë

Ne punojmë me një numër partnerësh për të dhënë gjithmonë teknologjinë si dhe njohuritë më të fundit për klientët tanë. Duke qënë ndër performuesit më të mirë të Dynamics përbëjmë një garanci për shërbimet tona të cilësisë të parë, si dhe përqasje profesionale e sprovuar ndaj biznesit të klientëve tanë.


Kemi një ekip që ju ndihmon të mbaroni punë

Ne bëjmë maksimumin tonë që të trasferojmë dijen donë si një vlerë esenciale për klientët tanë. Ne kemi më shumë se 150 profesionistë të çertifikuar që përdorin gjithë ekspertizën dhe mundin e tyre për të dhënë nje zgjidhje biznesi me funksionet më të mira. Ata e bëjnë këtë me pasion duke ndjekur kërkesat dhe nevojat specifike të çdo biznesi. 

 

Intelligent Systems