Sherbimet

Çfare ne na dallon nga konkurrentet tane eshte sherbimi qe i ofrojme klienteve tane. Intelligent Systems Albania nuk ofron vetem software por furnizon gjithashtu me sherbime te plota IT qe i shtojne vlera kompanise suaj dhe ju ndihmojne te jeni te suksesshem.  Per ne, ofrimi i sherbimeve premium do te thote dedikim i nje kohe dhe perpjekje te konsiderueshme per te njohur detajet e aktivitetit dhe nevojat e klienteve tane.

Me me shume se 10+ vjet eksperience ne implementime ne me shume se 320 kompani duke perfshire Shqiperine, ne jemi konfidente qe mund te ofrojme zgjidhje optimale per biznesin tuaj. Dhe meqenese cdo biznes eshte unik, ne ofrojme perqasje individuale drejt cdo klienti dhe sherbime qe jane gjitheperfshirese duke ju pershtatur specifikave dhe nevojave te kompanise ne cdo faze te projektit

Çfare fiton mbi klientet tane eshte fakti qe ne ofrojme sherbime IT te plote e cila perfshin te gjitha aspektet e procesit te integrimit te sistemit te menaxhimit te biznesit:

Analiza e proceseve te biznesit

Analiza e proceseve te biznesit te kompanise eshte nje pike kyçe ne çdo projekt implementimi software biznesi.Duke fituar pervoje te konsiderueshme dhe ekspertize me analizimin e aktiviteteve te kompanive nga industri te ndryshme, ne menjehere mund te pergatisim nje analize te plote te proceseve te biznesit brenda organizates tuaj, te shoqeruar me udhezime per optimizimin e rrjedhjes se biznesit, uljen e kostove dhe burimeve te harxhuar, dhe rritjen e te ardhurave , fitimeve, dhe produktivitetit.


Implementim i software te biznesit 

Ne garantojme sherbime implementimi software te klasit te pare per biznesin  ne organizaten tuaj.Ne perdorim metodologjine e Microsoft ku te gjitha fazat e procesit te implementimit jane te paracaktuara dhe standardet jane te vendosur per çdo aktivitet te ekzekutuar. Rreziku i gabimeve eshte minimal, projektet zhvillohen normalisht pa pengesa dhe brenda kornizave Brenda buxhetit dhe afateve te vena paraprakisht.


Zhvillimi i aplikacioneve

Ne zhvillojne add-on te ndryshme per sisteme Microsoft Dynamics ERP and CRM. Duke punuar sebashku me klientet tane dhe marrja ne konsiderate e nevojave specifike te tyre, ne disenjojme, zhvillojme dhe implementojme aplikacione te reja specifike te cilat jane ne gjendje qe te plotesojne nevojat e tyre gjithnje ne rritje. Ekipi yne me konsulente dhe zhvillues te certifikuar do t’ju siguroje nje zgjidhje qe do te plotesisht permbushe kerkesat e klientit.


Integrim i sistemit me aplikacione te jashtme

Ne ofrojme integrim te plote te sistemit me aplikacionet e tjera te jashtme dhe / ose te brendshme, duke garantuar transferim te te dhenave te automatizuar ne te gjitha drejtimet.Specialistet tane te integrimit perdorin mjete te besueshme per te siguruar transparencen e migrimit te te dhenave nga dhe per tek te gjitha sistemeve te jashtme.Permes sherbimeve web dhe te integrimit te ndertuar, klientet tane bashkepunojne me suksesshme me partneret e tyre te biznesit, klientet, dhe furnizuesit, permiresojne sherbimet e ofruara, si dhe punojne ne menyre efektive.


Trajnime

Intelligent Systems Albania ka nje ekip trajneresh te certifikuar, te cilet, perveç trajnimit te detyrueshem i cili kryhet me implementimin e sistemeve te Microsoft Dynamics, kryejne trajnimet mbi tema te ndryshme qe lidhen me sistemet dhe aplikimet e tyre vertikale dhe horizontale, ne perputhje me nevojat e konsumatorit.


Mirembajtja

Mirembajtja eshte nje pjese e rendesishme e te gjithe procesit te implementimit te software-it te biznesit.Pavaresisht nga perpjekjet tona te perditshme per te ndihmuar biznesin e klienteve tane, duke punuar me teknologji perfshin shfaqjen e problemeve te ndryshme ne lidhje me shfrytezimin e sistemeve software - gabime, te dhenat e futura gabimisht ose te perpunuara, etj.Ndonjehere nje problem i caktuar nderpret rrjedhen e biznesit te kompanise ne teresi.Nje reagim i shpejte dhe adekuat i specialistit eshte vendimtar per shkak se çdo minute do te thote fitime te humbura.Ne e dime kete shume mire

Intelligent Systems Albania ofron suport 24/7 per klientet e saj. Pavaresisht nga vendndodhja dhe koha, ju gjithmone mund te mbeshteteni tek specialisteve tane, te cilet do te reagojne per te zgjidhur çeshtjen sa me shpejt te jete e mundur.

Perveç kanaleve tradicionale te komunikimit - telefon, e-mail, etj, procesi i komunikimit eshte lehtesuar nga aplikimi i sistemit intuitiv Help Desk per te gjithe klientet tane.Çdo klient ka nje emer personal te perdoruesit permes te cilit ata mund te hyne ne sistem dhe te regjistrojne detyren.Kerkesa reflektohet menjehere ne sistemin tone, ku edhe perpunohet ne te njejten kohe.Nderkohe, klienti mund te ndjek statusin e çdo detyre qe ata kane paraqitur dhe regjistroje probleme te tjera te ngjashme.


Infrastruktura

Integrimi i programeve te biznesit kerkon nje infrastrukture te qendrueshme dhe fleksibel. Infrastruktura teknike eshte thelbi i kompanise tuaj, dhe sigurimi i tij eshte i rendesise se pare. Per te plotesuar nevojat hardware te klienteve te saj, Intelligent Systems ofron sherbime dhe zhvillime te infrastruktures optimale te korporatave duke sinkronizuar sistemin dhe kerkesat hardware te kompanise.

Duke ndjekur trendet aktuale, ne kemi zhvilluar infrastrukturen tone IT. Kjo infrastrukture duke perfshire ofrimin e sherbimeve cloud, mbetet ne dispozicion te klienteve tane.


ERP Project Recovery

Disa herë implementimet e ERP tejkalojnë buxhetin, shtyhen përtej afatit kohor, ose vuajnë nga adoptime të vështira për përdoruesit fundorë. Kjo është kritike sepse mund të duket sikur projekti ishte një dështim dhe kompania juaj nuk po merr benefitet që priste. Në rastin më të keq, projekti mund të konsiderohet si një shpenzim në vend që të jetë një investim.

Nërsa ka shumë rekuperime të gatshme për ERP, duhet të kemi parasysh që nuk ka një metodologji të manaxhimit të projektit step-by-step që siguron sukses. Kjo ndodh sepse çdo kompani është unike, qëllimi dhe kërkesat e projektit ndryshojnë, anëtarët dhe sfidat e projektit ndryshojnë, dhe lista vazhdon. Pjesa më e madhe e arsyeve që shkaktojnë deshtimin e një ERP nuk varen nga funksionalitetet e software por nga ndryshimet në manaxhimin e organizatës si dhe nga ridizenjimi i proceseve të biznesit. Për këtë arsye kompania duhet të kerkojë këshillimin e një eksperti të jashtëm që mund të vlerësojë fazën aktuale të projektit dhe të përgatisë një plan rekuperimi individual.

Ne e dimë që të njohësh simptomat e nje dështimi potencial sa më herët është themelore për suksesin e projektit, si dhe natyrisht për buxhetin dhe benefitet që priten prej tij. Intelligent Systems ka fituar një eksperiencë të pasur duke dhëne shërbime rekuperimi të ERP ndaj SME si dhe ndaj organizatave të mëdha ndërkombëtare.

A keni ndjesinë që implementimi juaj po merr drejtimin e gabuar?

  • Produkti i ERP nuk është i përshtatshëm për nevojat e biznesit
  • Synime apo afate të shyra ose të munguara
  • Mungesë e suportit nga manaxhimi dhe pak përfshirje nga njerëzit
  • Planifikim dhe buxhetim i keq
  • Mungesë e trainimeve të përshtatshme

Këto janë vetëm disa nga sinjalet e hershme që tregojnë se projekti i ERP mund të rrezikohet.

Na kontaktoni sot! Së bashku ne mund të diskutojmë zonat me më shumë probleme, të identifikojmë çështje kyçe dhe të gjejmë zgjidhje duke u bazuar në njohuritë dhe eksperiencat tona në rekuperimin e implementimeve të ERP.  

 

Sigurohuni që jeni në rrugën e duhur duke marrë sa më shumë nga investimi juaj në ERP!

 

 

Per me shume informacion ne lidhje me sherbimet qe ne ofrojme ose pyetje te veçanta, mos hezitoni te na kontaktoni.