Puna jonë është qëllimi ynë

Ekipi i Intelligent Systems përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe dëshirë të dëshmuar për rritje dhe zhvillim të karrierës. Konsulentët tanë janë specialistë të çertifikuar në të cilët mbështetemi plotësisht për kryerjen e suksesshme të projekteve të zbatimit të programeve të biznesit. Ata i dinë detajet e proceseve të biznesit që ndodhin në kompani nga industri të ndryshme pasi detyra kryesore e tyre është të vlerësojnë specifikat e biznesit dhe mënyrën në të cilën projektet mund të zbatohen në mënyrë që të përputhen plotësisht me kërkesat e klientit.

6 arsye për t’iu bashkuar ekipit tonë

https://www.isystems.al/content/uploads/users-male-female.svg

Një ekip i ri dhe i talentuar

Ekipi i kompanisë përbëhet nga profesionistë të rinj që dëshirojnë të zhvillohen dhe kanë ambiciet e duhura për të arritur qëllimet e tyre.

https://www.isystems.al/content/uploads/telescope.svg

Punoni për udhëheqësin e industrisë

Ne do t’ju ofrojmë me kënaqësi teknologjitë më të fundit dhe të përditësuara për të marrë rezultatet më të mira.

https://www.isystems.al/content/uploads/badge-2.svg

Ne i respektojmë dhe vlerësojmë punonjësit tanë

Dhe ne përpiqemi vazhdimisht t’ua tregojmë këtë, duke u dhënë liri në veprimet e tyre dhe përfitime të ndryshme shoqërore.

https://www.isystems.al/content/uploads/medal-5.svg

Diversitet

Ne ju garantojmë një punë plot sfida, në mënyrë që zjarri në sytë tuaj të mos venitet kurrë, dhe dëshira për sukses në rutinat e përditshme mos të zhduket kurrë.

https://www.isystems.al/content/uploads/career-5.svg

Mësoni për sukses

Të qenit të paktën një hap përpara konkurrencës është një parim thelbësor i kompanisë tonë. Kjo është arsyeja se përse ne vazhdimisht investojmë në trajnimin profesional të punonjësve tanë, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për sfidat e reja të industrisë.

https://www.isystems.al/content/uploads/pingpong.svg

Puna nuk e përjashton argëtimin

Në Intelligent SYstems ne përpiqemi të ruajmë ekuilibrin e përsosur midis punës dhe argëtimit. Ne zbulojmë vazhdimisht mënyra të reja dhe tërheqëse për t’u çlodhur dhe argëtuar.

Ju keni ardhur në vendin e duhur

Ne punojmë me kënaqësi dhe dëshirë për të ndihmuar klientët tanë. Ne përpiqemi të vendosim synime gjithnjë e më
ambicioze për të arritur, në mënyrë që të jemi gjithmonë një ofrues udhëheqës i zgjidhjeve të biznesit.