Identiteti i ri i zgjidhjes sonë të shitjes me pakicë të automobilave: DealerBоx

January 09, 2019

Me më shumë se 15 vite përvojë të gjerë në industrinë e automobilave, Intelligent Systems krijoi një identitet të ri marke të zgjidhjes së tij Microsoft Dynamics për organizatat e shitjes me pakicë të automobilave. Zgjidhja e specializuar quhet DealerBox, e njohur më parë si NAVauto, dhe një faqe interneti e re është e përkushtuar për të informuar në lidhje me tiparet e saj: dealerbox.net.

Çfarë e shkaktoi këtë ndryshim?

Bazuar në teknologjinë më të fundit Microsoft, zgjidhja e menaxhimit të koncesionarëve të Intelligent Systems është rritur në mënyrë të natyrshme në një platformë software të njohur për organizatat e shitjes me pakicë të automobilave. Ekipi i ekspertëve ka realizuar mbi 100 projekte për koncesionare automjetesh dhe ka zhvilluar njohuri të vlefshme biznesi. Si rezultat, është prezantuar zgjidhja software gjithëpërfshirëse DealerBox.

Cili është objektivi ynë me faqen e sapo hapur në internet?

Objektivi ynë është t’u ofrojmë vizitorëve të interesuar të produkteve një mënyrë më të thjeshtë për të mësuar se si platforma jonë e integruar software mund t’i ndihmojë ata të plotësojnë sfidat në industrinë e shitjes me pakicë të automobilave. Ajo lejon shitësit e makinave, importuesit, shitësit e pajisjeve bujqësore dhe të ndërtimit, dyqanet e pjesëve të këmbimit dhe bizneset e makinave me qira të gjejnë informacionin e nevojshëm për të marrë një vendim të mirë informuar në lidhje me një zgjidhje të menaxhimit të biznesit në industrinë e tyre.

Për më tepër, faqja e internetit të DealerBox jep informacion të detajuar në lidhje me të gjitha proceset nga shitjet dhe marketingu, deri tek pjesët e këmbimit dhe pas shitjet, angazhimi i klientëve, financat dhe operacionet leasing për financat e korporatave, si dhe raportime dhe analiza të hollësishme.

Cfarë na pret më tej?

Ne jemi të angazhuar për të udhëhequr progresin teknologjik për organizatat automobilistike nëpër botë. Ne besojmë se njohuritë tona të forta, të fituara gjatë kryerjes së projekteve për Ford, Land Rover, Skoda, Volkswagen, Opel dhe shumë koncesionarë të tjerë, do të ndihmojnë bizneset anembanë globit të përmirësojnë performancën e tyre. Ne do të vazhdojmë të përdorim fuqinë e Microsoft Dynamics, duke shtuar gjithnjë e më shumë avantazhe për tiparet e klientëve tanë.

Tani shfletoni faqen tonë të internetit DealerBox, shkarkoni broshurën tonë, kërkoni demonstrimin tuaj falas ose kontaktoni ekspertët tanë! Do të jemi të lumtur t’iu dëgjojmë!