Intelligent Systems eshte nje anetar I Klubit te Presidentit per Microsoft Dynamics per vitin e dyte rresht


Tituli prestigjoz I jepet vetem 5% te partnereve te Microsoft Dynamics ne mbare boten.

Intelligent Systems – lider ne implementimin e software te biznesit ne rajon, u be pjese e Klubit te Presidentit per Microsoft Dynamics 2014. Kjo arritje rezultoi nga perpjekjet e kompanise per te ofruar nje sistem biznesi inovativ per menaxhimin e resurseve dhe procesit.

Gjigandi I software I jep titullin vetem 5% te partnereve me te suksesshem te Microsoft Dynamics ne gjithe boten, te cilet kane arritur nje rezultat te larte te biznesit dhe nje nivel te larte te kenaqesise se klienteve dhe qe kane marre pjese aktivisht ne zhvillimin e zgjidhjeve ERP dhe CRM.

Ceremonia e ndarjes se cmimeve u zhvillua ne 14 Korrik, 2014 ne Washington D.C, gjate WorldWide Partner Conference(WPC) 2014 – konferenca me e madhe vjecare e Microsoft.

Cdo vit ne njofim dhe nderojme partneret e Microsoft Dynamics nga e gjithe bota per performancen shembullore” tha Neil Holloway, Zevendes president I Microsoft Business Solutions Sales & Partners.

Partneret fitues kontribuojne ne ekosistem dhe ne bizneset e klienteve nepermjet perkushtimit dhe ekspertizes se tyre. Microsoft eshte I nderuar te njofe Intelligent Systems Bulgaria per arritjet e tyre per kete vit dhe per dedikimin dhe mbeshtetjen e aplikacioneve Microsoft Dynamics.

Te jesh nje anetar I ketij klubi elitar per nje vit te dyte rresht eshte nje mirenjohje e madhe per punen e ekipit tone” tha Kalin Tzvetanov, CEO I Intelligent Systems.”Per nje kompani Bullgare, te qendrosh perkrah lidereve te Microsoft Dynamics nga shtete si SHBA, Rusi, Angli, dhe Gjermani eshte nje tregues per nivelin e ekspertizes me te cilin cdokush prej nesh kryen detyrat e tij.

 

Rreth Microsoft Dynamics

Microsoft Dynamics eshte nje set zgjidhjesh inovative per software I cili permbledh gjithe proceset e biznesit dhe ofron informacion me vlere per zhvillimin e kompanise. Nga menaxhimi I lidhjeve me klientin ne menaxhimin e pergjithshem te korporates, nga menaxhimi I zinxhirit te te ardhurave ne pergatitjen e reporteve te ndryshme dhe analizave (Inteligjences se biznesit), Microsoft Dynamics ofron zgjidhjen me te mire te cdo bizesi, pavaresisht madhesise se tij dhe aktivitetit.