Intelligent Systems është partneri i parë i Microsoft që ofron lokalizimin për Shqiperine në AppSource

January 25, 2022

Lokalizimi ynë shqipëtar për Dynamics 365 Business Central është i disponueshëm në Microsoft AppSource. Ai është testuar dhe certifikuar nga Microsoft, duke konfirmuar cilësinë dhe përputhshmërinë e aplikacionit.

Aplikacioni i lokalizimit eshte i vlefshem për kompanitë lokale, që të përmbushin kërkesat ne perputhje me legjislacionin vendas, duke mbuluar të gjitha funksionalitetet e nevojshme që lidhen me deklariminin e TVSH-në, veprimet anulluese dhe raportimin.

Intelligent Systems Albania është partneri i parë i Microsoft Dynamics, që nga viti 2010 ka implementuar Dynamics 365 Business Central për një numër të madh kompanish vendase. Ne kete menyre kemi fituar ekspertizë të vlefshme dhe zhvilluar një funksionalitet lokal, duke u fokusuar në specifikimet e legjislacionit vendas në fushën tatimore dhe financiare. Këtë zgjidhje e kemi vënë në dispozicion në AppSource të Microsoft, në mënyrë që më shumë kompani të mund të përfitojnë nga ky aplikacion që është gati-për-tu-përdorur.

Të interesuar për të mësuar dhe përfituar më shumë? Na kontaktoni dhe ne do t’ju ofrojmë të gjithë informacionet e nevojshme.