Microsoft Dynamics 365 Business Central – pasardhësi i Dynamics NAV

November 08, 2018

Përditësimi i fundit i zgjidhjes së njohur ERP të Microsoft – Dynamics NAV – është riemërtuar në Dynamics 365 Business Central. Zgjidhja gjithëpërfshirëse e menaxhimit të biznesit ofron funksionalitetin e Dynamics NAV me një përvojë moderne të përdoruesit dhe fleksibilitetin për t’u vendosur në cloud ose në serverat e kompanisë sipas kërkesave të nevojave të biznesit.

Më 1 tetor 2018, u publikua zyrtarisht versioni i Dynamics 365 Business Central për instalimin në serverat e  kompanisë. Kështu, të gjithë klientët e Dynamics NAV 2009, 2013, 2015, 2016, 2017 dhe NAV 2018 të cilët janë aktivë në planin e tyre të përmirësimit u sigurohet mundësia që të transferohen direkte në Dynamics 365 Business Central në serverat e tyre.

Cili është impakti te përdoruesit aktual të Dynamics NAV?

Përdoruesit ekzistues të Dynamics NAV 2009-2017 mund të përditësojnë licensat e tyre në NAV 2018 deri më 31 Mars 2019 vetëm, për të mbajtur numrin e përdoruesve të tyre të njëkohshëm (concurrent user). Nga kjo datë e në vazhdim, Dynamics NAV 2018, e shitur përmes listës së çmimeve Dynamics, nuk do të jetë më e disponueshme për klientët e rinj. Klientët ekzistues të Microsoft Dynamics NAV mund të vazhdojnë të blejnë licensa shtesë të njëkohshme të versionit të implementuar të Dynamics.

Pse të përditësoheni në Dynamics 365 Business Central tani?

Licensat e përdoruesve në serverat e kompanisë të Microsoft Dynamics 365 Business Central janë emëruar dhe kështu çdo përdorues i Dynamics do të ketë nevojë për licensë. Klientët e Dymanics NAV mund të përfitojnë nga oferta “dy për një” e vlefshme deri më 31 Mars 2019, që do të thotë se të gjithë përdoruesit e Dynamics NAV mund të marrin 2 përdorues të emëruar Dynamics 365 Business Central në serverat e kompanisë për secilin përdorues të plotë të Dynamics NAV. Për shembull, për çdo Starter Pack (Paketë Fillestare) do të merrni gjashtë përdorues të emëruar të plotë dhe për çdo përdorues të njëkohshëm të plotë ju merrni dy përdorues të emëruar.

Dëshironi të dini se si të përfitoni nga kalimi në Dynamics 365 Business Central dhe cili është vendimi më efikas për biznesin tuaj? Kontaktoni me ne për të diskutuar nevojat tuaja aktuale të biznesit dhe për të vlerësuar se cili do të jetë opsioni më efektiv për kompaninë tuaj!