Microsoft takon bizneset në Tiranë
Microsoft Albania prezantoi Microsoft Dynamics tek kompanitë më të medha të Shqipërisë
Tiranë, Shqipëri – Microsoft Dynamics Day, një conference biznesi e organizuar nga Microsoft dhe Intelligent Systems Albania, u mbajt në 19 Maj, 2016 në Hotel Tirana International. Zgjidhjet nga Microsoft Dynamics u prezantuan, së bashku me tendencat dhe zhvillimet më të fundit globale për programet e biznesit, cloud dhe mobiliteti dhe mënyra se si ato i asistojne organizatat në operacionet e përditshme si dhe në aktivitetet e vendim-marrjeve kyçe.
Sokol Vladi, General Manager i Microsoft Albania, hapi Microsoft Dynamics Day duke treguar analiza dhe pritshmëritë e tregut rajonal si dhe mundësitë që i parashtrohen biznesit lokal. Ai gjithashtu përmendi risitë e e linjës të produkteve të Microsoft që do të prezatoheshin më pas.
“Realiteti i sotshëm eështë që klienti duhet vendosur në një ekosistem krejtësisht të ri. Kompanitë duhet të japin një shërbim të përkryer duke i shtuar vlerën eksperiencës të klientit. Pikërisht ky është edhe fokusi i Microsoft – të krijojë, jo programe por zgjidhje, të cilat i japin klientëve një ndihmë të vërtetë duke is jellë biznesit një avantazh konkurrencial”, shtoi Z. Vladi.
Milen Manchev, drejtori i shitjeve të Partnerëve në Microsoft si dhe Petrin Dodona, drejtori i shitjeve në Intelligent Systems Albania morën fjalën duke treguar më shumë mbi novacionet që sjellin versionet e fundit të zgjidhjeve popullore të ERP, CRM dhe BI. Proçese më fine, funksionalitete më të pasura, integrim më it hellë, ndërfaqe më e thjeshtë, eksperiencë e klientit më e gjërë – këto janë vetëm nga disa nga përmirësimet e shumta që përmban version i r ii zgjidhjeve me programet e Microsoft Dynamics.
Kalin Tzvetanov, drejtor i pergjithshem i iSystems Group, pjesë e të cilit eështë dhe Intelligent Systems Albania, foli mbi praktikat më të mira të implementimit që ai dhe kolegët e tij kanë arritur gjatë realizimit të qindra projekteve në të gjithë botën. Z. Tzvetanov gjithashtu foli mbi Cloud dhe Mobility – dy fusha në të cilat Intelligent Systems ka vite eksperiencë dhe që janë bërë çështja e ditës për cdo kompani sot.
Në fund të sesioneve, pak përpara cocktail, Agna Group fili për historinë e suksesit së bashku me zgjidhjet e Microsoft Dynamics. Hipokrat V. Mici, drejtuesi i IT në kompani, tregoi ne detaj se si është të bësh biznes bashkë me Microsoft Dynamics ERP dhe Intelligent Systems Albania.
“Unë kam punuar me Microsoft Dynamics NAV që kur quhej akoma Navision dhe nk ishte bërë pjesë e Mcrosoft Business Solutions. Që atëherë kam parë sistemin në zhvillim duke sjellë funksionalitete dhe mundësi të panumërta për kompanitë… Ne jemi të lumtur që së bashku me Intelligent Systems, arritëm të dorëzonim projektin e Dynamics për Agna Group. Sot ne vazhdojme ta personalizojmë dhe të shtojmë mundësitë e sistemit duke marrë më të mirën nga investimi ynë në ERP”, komentoi Z. Mici.