Ndryshimet e licensimit të Dynamics 365

October 15, 2019

Nga tetori 2019, do të ndodhin ndryshime kyçe në licensim në lidhje me familjen Dynamics 365. Platforma me shumë aplikacione të përshtatshme për të gjithë, të cilën ne njohim, do të zhvendosë fokusin drejt një licensimi me në qendër aplikacionin. Gjë e cila nënkupton që në vend që të blejnë një plan të Angazhimit të Klientit, të Operacioneve të Unifikuara ose të Dynamics 365, klientët tani do të jenë në gjendje të pajtojnë aplikacionet më specifike, që i përshtaten më mirë nevojave të tyre. Për më tepër, ata do të jenë në gjendje të licensojnë aplikacionet Dynamics 365 që u duhen, kur iu duhen atyre. Këtu po paraqesim klasifikimin tonë të ndryshimeve në licensim:

Çfarë do të ndryshojë

  • Planet e Angazhimit të Klientit, të Operacioneve të Unifikuara dhe të Dynamics 365 nuk do të ofrohen më
  • Aplikacionet individuale që ishin pjesë e atyre planeve (të tilla si Sales, Marketing, Field Service, etj.) do të jenë në dispozicion si licensa Bazë dhe të Bashkangjitura. Licensa Bazë është aplikacioni i parë që një klient ka blerë brenda organizatës së tij. Licensa e Bashkangjitur është çdo aplikacion shtesë që klienti zgjedh të marrë pasi të jetë pajtuar në një Licensë Bazë.
  • Moduli i Financave dhe Operacioneve do të ndahet në dy aplikacione të veçanta -Supply Chain Management (Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit) dhe Finance (Financa)

Çfarë do të mbetet po e njëjtë

  • Nuk do të ketë ndikim ose ndryshim në API (Ndëfaqen e Programimit të Aplikacionit)
  • Procesi ynë i kthimit/anulimit dhe shërbimi mbështetës nuk do të ndyshojnë
  • Ne do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje teknologjike që ofrojnë rezultate të matshme dhe janë absolutisht të pajtueshme me software-ët e tjerë Microsoft

Si funksionon

Siç kemi e theksuar tashmë, klienti së pari duhet të blejë një aplikacion Bazë për secilin përdorues Dynamics në organizatën e tij. Pasi të kenë një licensë Bazë, klienti mund të shtojë çdo numër të aplikacioneve të Bashkangjitura në çdo licensë Bazë. Për shembull, nëse ka një përdorues individual në kompani që kërkon të dyja Aplikacionet e Shërbimit të Shitjes dhe të Klientit, kompania mund të zgjedhë të blejë një licensë Bazë për Shitjet dhe një licensë të Bashkangjitur për Shërbimin e Klientit.

Si rregull, kur një kompani dëshiron të blejë një licensë Bazë dhe të Bashkangjitur njëkohësisht, do të duhet të blejë licensën me çmim më të lartë si licensë Bazë. Për më shumë mbi çmimet e reja lexoni më poshtë.

Çmimet

Çmimet e reja janë të strukturuara në mënyrën e mëposhtme: Aplikacioni i Marketingut ka çmim për Qiramarrësin në Muaj, ndërsa të gjitha aplikacionet e tjera janë me çmim Për Përdorues në Muaj (PUPM).

Keni ndonjë pyetje? Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth ndryshimeve.