Coca-Cola Bottling Shqipëria unifikon operacionet me Microsoft Dynamics 365

Për kompaninë
Coca-ColaBottling Shqipëria (CCBS) është i vetmi partner zyrtar në Shqipëri, pjesë e sistemit Coca-Cola. Kompania operon një biznes kompleks, duke u shërbyer mijëra pika shitjesh për shpërndarjen e një game pijesh freskuese. Në mënyrë që të linte pas proceset manuale dhe ciklet e gjata të raportimit, CCBS zgjodhi të implementojë Dynamics 365 Finance & Supply Chain Management për fleksibilitetin dhe lehtësinë e integrimit. Tani kompania dhe partnerët e saj gëzojnë operacionet ditore efikase, një lidhje më e thellë dhe në kohë reale ndërmjet fushave të biznesit ndihmon në bashkëveprimin e skuadrës.
“Të gjithë kanë akses në të njëjtat të dhëna në kohë reale, gjë e cila ndihmon në marrjen e vendimeve të rëndësishme çdo ditë. ”— Ervina Prifti Kuta, Drejtoreshë e Financës dhe Administratës, CCBS
Me seli në Kashar, Shqipëri, Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) prodhon një gamë të gjerë pijesh të preferuara për klientin dhe sigurohet që ato të arrijnë te klienti në kohë dhe në mënyrë efikase. Drejtori i Përgjithshëm i CCBS, Fabio Colliva deklaron duke thënë se
“Në CCBS, ne kemi me mijëra pika shitjesh dhe shpërndarjeje. Është një operacion i ndërlikuar, gjithmonë në rritje dhe që kërkon fleksibilitet.”
Një shtysë për lidhje
Me kalimin e viteve, sistemi ERP në përdorim, nuk ruante ritmin me nevojat gjithmonë në rritje te biznesit.
“Përdoruesit e sistemit ishin kryesisht stafi i kontabilitetit dhe financës, dhe nuk kishte përdorues nga departamenti i shitjeve apo prodhimit,” shpjegon Ervina Prifti Kuta, Drejtoreshë e Financës dhe Administratës në CCBS. “Por me rritjen e biznesit, ne kishim nevojë të kishim të gjitha proceset e punës dhe njerëzit, në një sistem.”
Duke mos dashur të ngarkohej me përditësimet e sistemit apo menaxhimin e infrastrukturës, kompania vlerësoi se sistemet ERP on-premise nuk ishin të përshtatshme.
“Me aplikacionet lokale ERP, qëllimi për të pasur një sistem fleksibël dhe gjithëpërfshirës kishte kufizimet e tij. Nuk kishte asnjë mundësi për të pasur gjithçka në një sistem,” sqaron Kuta.
Në vijim, CCBS pranoi nevojën për një sistem të plotë SaaS (Softwer si Shërbim) në platformën “cloud”. Kompania zgjodhi Microsoft Dynamics 365 Finance & Supply Chain Management si rrugën e duhur për të ecur përpara.
Suport gjatë implementimit
Partneri Intelligent Systems dhe ekipi Microsoft FastTrack ndihmuan CCBS të përshpejtojë kalimin në një mënyrë të re pune.
“Gjatë të gjitha fazave të implementimit patëm mbështetjen e tyre,” thotë Kuta. “Falë Intelligent Systems, patëm udhëzimet e nevojshme për personalizimin e proceseve, duke përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet më të gjera të sistemit Coca-Cola. Gjithashtu ekipi i Microsoft ofroi seminare dhe aktivitete online që e bënë më të lehtë menaxhimin e kalimit, madje edhe nga distanca. Ishim në kohë për aktivizimin e sistemit të ri dhe çdo gjë ndodhi sipas planit.”
Efikasitet më i lartë në punë
Pas implementit të sistemit të ri , CCBS nuk kishte nevojë të merrej me proceset e ngadalta të miratimeve bazuar në letër. Plus, përmirësoi fort aftësinë e saj për të ndjekur pajtueshmërinë, autorizimet dhe gjurmët e auditimit.
“Tani mund të gjurmojmë menjëherë miratimet për faturat dhe porositë e blerjeve apo të operacioneve të tjera . Kjo i kursen stafit kohë të konsiderueshme,” tregon Kuta.
Partnerët e CCBS janë gjithashtu në gjendje të drejtojnë bizneset e tyre në mënyrë më efektive.
“Për shkak se faturimi ynë tani është plotësisht i automatizuar, ne mund t’u sigurojmë partnerëve tanë informacione shumë më të detajuara për të gjurmuar mallrat e tyre. Kjo i ka ndihmuar ata të menaxhojnë më mirë proceset e logjistikës, hyrje-daljet e magazinës dhe raportimin financiar, sepse kanë të dhëna të plota e të qarta.”
Një element tjetër kyç i zgjidhjes ka qenë përshpejtimi i raportimit të përfitueshmërisë së produkteve të CCBS.
“Më parë, me raportimin në Excel, mund të shikonim raportet e përfitueshmërisë për produkt, vetëm tre javë pas mbylljes së muajit,” shpjegon Kuta. Tashmë, falë Power BI, CCBS është në gjendje të gjenerojë raportin progresiv në tre ditë pas mbylljes së muajit.
“Sot i kemi të gjitha proceset e unifikuara në një sistem, përfshirë financën dhe zinxhirin e furnizimit. Tashmë menaxhojmë të dhëna master për të gjithë kompaninë, të gjithë kanë akses në të njëjtat informacione në kohë reale dhe kjo na ndihmon në marrjen e vendimeve të rëndësishme çdo ditë”, përmbledh Kuta.
Operacione më efikase
Në të ardhmen CCBS shpreson të thellojë përdorimin e Dynamics 365 me progrimin e shitjeve.
“Po finalizojmë integrimin e Dynamics 365 me softwerin e personalizuar te shitjeve,” pohon Kuta. “Kjo është një fushë me fokus të veçantë, pasi ne menaxhojme procesin e plotë të shitjes dhe shpërndarjes, nga dyert e fabrikës sonë deri në pikën e fundore të shitjes. Optimizimi do të na ndihmojë të thjeshtojmë procesin tonë të monitorimit të shitjeve dhe do të na mundësojë të përqendrohemi më shumë në anën komerciale të biznesit.”
Përveç përfitimeve të biznesit, Dynamics po ndihmon personelin e CCBS të ndihet i përfshirë dhe i lidhur.
“Dynamics është një vend ku bashkohen të gjithë dhe secili bën pjesën e vet,” thekson Kuta. “Tani që gjithçka është e lidhur në një vend, njerëzit tanë ndihen më shumë si pjesë e një ekipi,” përsërit Colliva.