4Construction zgjidhje për menaxhimin e projekteve të biznesit

4Construction është sistemi juaj i menaxhimit të projekteve të biznesit, i zhvilluar nga ekipi i Intelligent Systems. Është një platformë e bazuar në cloud në versionin më të fundit të Microsoft Dynamics 365 Finance & Supply Chain Management, i krijuar për kompani të mesme dhe të mëdha në sektorët e ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve.
4Construction është një zgjidhje fleksibël për t’ju ndihmuar të përcaktoni informacionin për burimet materiale, burimet njerëzore, makineritë, nënkontraktimet dhe shpenzimet në mënyrë të ndarë.
Aplikacioni kërkon të paktën 20 përdorues dhe ofron funksionalitete që lidhen me fushat e mëposhtme: në infrastrukturë, ndërtim dhe industri.