
Implementimi i Software-it
Përfitoni sa më shumë nga investimi juaj

Përmbledhje
Intelligent Systems ofron shumë më tepër sesa software biznesi. Ekipi ynë ofron zgjidhje të hollësishme të biznesit duke ofruar një bazë të besueshme për zhvillimin tuaj të suksesshëm. Për më tepër, ofrimi i shërbimit premium është thelbësor në filozofinë tonë të biznesit, gjë që do të thotë se ju kushtojmë kohë dhe përpjekje të konsiderueshme për të marrë njohuri në biznesin tuaj dhe të identifikojmë nevojat tuaja të sakta.
Ne garantojmë shërbimet e implementimit të software-ve të biznesit të klasit të parë në organizatën tuaj. Ne aplikojmë metodologjinë e themeluar Microsoft, ku të gjitha fazat e procesit të implementimit janë të paracaktuara dhe standardet janë vendosur për secilën veprimtari të kryer. Rreziku i gabimeve është minimizuar, projektet funksionojnë pa probleme dhe pengesa dhe brenda kornizave dhe afateve të paracaktuara të buxhetit. Kjo është arsyeja pse ne jemi të çertifikuar me ISO 9001: 2015.
Përqasja jonë
Çdo biznes është unik, ndaj ne ofrojmë qasje individuale për çdo projekt. E vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është cilësia e shërbimeve gjatë secilës fazë të projektit.
Analiza dhe Projektimi
Ne analizojmë hollësisht proceset e biznesit tuaj, identifikojmë pikat për përmirësim, pastaj bëjmë një projektim të proceseve brenda logjikës së sistemit.
Mjedisi i Infrastrukturës
Të qënurit në cloud ose në serverat tuaj/ serverat në zotërimin tuaj.
Zhvillimi dhe Testimi
Konfigurimi dhe modifikimi i sistemit, zhvillimi i funksionaliteteve të reja, integrimi me sistemet e jashtme, testimi me te dhena shembuj, korrigjimi e gabimeve (bug fixes).
Shpjegimi dhe Trajnimi
Përgatitja e një manuali të detajuar për rolin e përdoruesit, përfundimi i instalimit të sistemit; inputi përfundimtar dhe/ose migrimi i të dhënave, trajnimi i përdoruesve finalë.
Mbështetje në Zbatimin e Drejtpërdrejt të Sistemit
Asistimi i përdoruesve finalë gjatë ditëve të para të punës me sistemin.
Mbështetje e vazhdueshme
Në përputhje me një Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit.

Ne i zgjidhim të gjitha
Mbështetja është një pjesë e rëndësishme e një projekti të suksesshëm të implementimit të software-ve të biznesit. Pavarësisht përpjekjeve të përditshme për të asistuar bizneset e klientëve, teknologjitë përfshijnë shfaqjen e problemeve të ndryshme që lidhen me shfrytëzimin e sistemeve software – gabime, të dhëna të hedhura ose të përpunuara gabim, etj. Pjesën më të madhe të kohës problemet mund të klasifikohen si gabime të vogla acaruese, ndonjëherë problemet ndërpresin rrjedhën e biznesit të gjithë kompanisë.
Një reagim i shpejtë dhe i përshtatshëm i specialistit është thelbësor sepse çdo minutë që kalon do të thotë përfitime të humbura. Ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Prandaj, për t’iu përshtatur sa më mirë shërbimit tonë për klientët tanë ndërkombëtarë, kemi krijuar një Qendër Globale Mbështetëse.
Qasja jonë
Pavarësisht vendndodhjes dhe kohës, ju mund mund të mbështeteni gjithmonë te specialistët tanë për të
zgjidhur çështjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Shërbimi Mbështetës Ndihmës (HelpDesk)
Një sistem i vendosur për të pritur dhe ndjekur zhvillimin e çështjeve.
Pagesa
Pagesa në vazhdimësi ose paketat e parapaguara. Vendosni ju!
24/7
Pavarësisht vendndodhjes dhe zonës kohore të klientit.
2 orë
Koha e përgjigjes për çështjet më urgjente.

Ne ndajmë njohuritë tona
Intelligent Systems është krenar për ekipin e trajnuesve të çertifikuar, të cilët përveç trajnimit të detyrueshëm të realizuar me implementimin e sistemeve Microsoft Dynamics, kryejnë edhe kurse me tema të larmishme që lidhen me sistemet dhe aplikacionet e tyre vertikale dhe horizontale, duke ndjekur kështu nevojat e klientit.
Qasja jonë
ERP, CRM, BI, celulare (mobile) – Vetëm caktojeni dhe ne do t’ju ndihmojmë të filloni të punoni me të.
Trajnuesit
Zotërojnë përvojë të gjerë vendore dhe ndërkombëtare, të çertifikuar nga partnerët tanë.
Vendndodhja
Kudo qoftë më e përshtatshme për ju – zyra jonë, vendodhja juaj ose një klasë virtuale.
Çertifikata
E vulosur dhe e nënshkruar, duke dëshmuar aftësitë tuaja të reja të fituara.
