
Përditësimi
Përfitoni nga risitë që vijnë me Microsoft Dynamics më të fundit

Përmbledhje
Microsoft është duke investuar shumë për të parandaluar pikat e dobëta dhe humbjen e sigurisë, dhe për të sjellë karakteristika dhe aftësi të reja të rëndësishme që thjeshtojnë dhe nxisin proceset e biznesit në produktet e saj Dynamics.
Nëse punoni me një version të vjetëruar të një zgjidhje Dynamics, bëni një hap në të ardhmen dhe jepini zhdërvjelltësi dhe mundësi të reja biznesit tuaj thjesht duke përditësuar software-in tuaj. Punonjësve do t’u pëlqejë ndërfaqja intuitive e përdoruesit, koordinimi dhe aksesi i përmirësuar në informacion nga çdo vend dhe vizualizimet interaktive të Power BI. Të dhënat do të jenë më të sigurta. Produktiviteti do të rritet.
Një përditësim i Dynamics NAV 2009 në Business Central (emri aktual i zgjidhjes ERP të Microsoft), për shembull, ose Dynamics AX dhe Dynamics CRM në Dynamics 365, sjell rezultate të prekshme pothuajse menjëherë. Imagjinoni CRM dhe ERP tuaj më në fund të sinkronizuara së bashku në cloud, duke ju dhënë një këndvështrim të gjerë të punonjësve, klientëve dhe proceseve të biznesit.
Si një partner i njohur i Microsoft Dynamics që zbaton software-in ERP dhe CRM për 14 vjet, Intelligent Systems është sot këtu për t’ju ndihmuar të përqendroheni më shumë në idetë tuaja krijuese dhe frymëzuese sesa në detyra teknike të lodhshme. Ne e përditësojmë sistemin tuaj në mënyrën e duhur dhe e bëjmë atë një proces të këndshëm për të gjithë ata që janë të përfshirë.
Çfarë ofrojmë ne
Të ndihmojmë kompanitë të rrisin biznesin e tyre dhe të qëndrojnë përpara konkurrencës
Ekspertët
Profesionistë të çertifikuar shumica e të cilëve me 5+ vite përvojë në zgjidhjet Microsoft Dynamics.
Konsultimet
Konsultime të hollësishme për të adresuar pyetjet dhe shqetësimet tuaja.
Implementim në kohë
Vendosje e shpejtë dhe efektive e përditësimeve me ndërprerje minimale.
