Bashkoni dhe zgjeroni – biznesin tuaj, platfomën tuaj!

Dynamics 365 Business Central, i njohur më parë si Microsoft Dynamics NAV (ose Navision), është një zgjidhje gjithëpërfshirëse e menaxhimit të biznesit, e krijuar për organizatat që kanë avancuar shumë për të pasur ende software-in e tyre fillestar të kontabilitetit. Si pasardhës i Microsoft Dynamics NAV, Dynamics 365 Business Central sjell funksionalitete të pasura së bashku me fleksibilitetin e Cloud, megjithatë sigurisht që një version për në serverat e kompanisë është i disponueshëm për ata që e preferojnë atë. Ai përfshin një mori të plotë të aftësive të kontabilitetit dhe të menaxhimit financiar, si dhe shitjet, modulin e marketingut dhe shërbimeve, menaxhimin e projektit, zinxhirin e furnizimit, inventarin dhe menaxhimin e operacioneve.

Një produkt Dynamics

Përmbush nevojat e kompanisë suaj

Funksionaliteti i pasur i Dynamics 365 Business Central ofron mundësi të pafundme për përmirësimin e performancës.

https://www.isystems.al/content/uploads/finances.svg

Menaxhimi Financiar

Jepini mundësinë të gjitha të dhënave në kontabilitet, shitje, inventarizim, blerje dhe shërbim ndaj klientit të kenë një përmbledhje të plotë të biznesit tuaj. Ndiqni ecurinë e performancës financiare në kohë reale me panalet e integruara të Power BI.

https://www.isystems.al/content/uploads/apps-5.svg

Menaxhimi i Projektit

Menaxhoni nivelet e burimeve duke planifikuar kapacitetin dhe shitjet. Ndiqni faturimin për klientët përkundrejt kostove të planifikuara. Merrni vendime efektive me njohuri në kohë reale për të gjitha statuset e projektit.

https://www.isystems.al/content/uploads/manufacturing-machinery.svg

Menaxhimi i Operacioneve

Merrni një pamje gjithëpërfshirëse të inventarit për përmbushjen efikase të porosisë. Ndiqni çdo transaksion dhe lëvizje të artikullit, duke arritur nivelet optimale të daljes.

https://www.isystems.al/content/uploads/analyses.svg

Raportimi dhe Analitika

Përpunoni parashikimet financiare duke modeluar dhe analizuar të dhënat në shumë dimensione. Modifikoni raportet me integrimin perfekt të Microsoft Excel.

https://www.isystems.al/content/uploads/transport-logistics.svg

Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit

Përdorni inteligjencën e integruar për të parashikuar se kur dhe me çfarë të furnizoni. Blini vetëm ato që ju nevojiten me nivele të përditësuara dinamike të inventarit. Sugjeroni artikuj zëvendësues kur ato të kërkuarit nuk janë të disponueshëm.

https://www.isystems.al/content/uploads/apps-2.svg

Menaxhimi i Shitjeve dhe Shërbimit

Veproni shpejt në lidhje me pyetjet që lidhen me shitjet, menaxhoni kërkesat e shërbimit dhe pagesat e procesit – të gjitha brenda Outlook. Merrni një përmbledhje të detyrave tuaja, ngarkesave të punës dhe aftësive të punonjësve për të caktuar në mënyrë efektive burimet.

Përfitimet

Një platformë e vetme Microsoft

Dynamics 365 Business Central bashkon njerëzit dhe përpunon përmes përdorimit të një platforme të vetme Microsoft, së bashku me aplikacionet e Microsoft Office dhe Outlook.

Përvoja në pajisje të lëvizshme (mobile)

Biznesi nuk zhvillohet më në një vend dhe kërkesat e klientëve ndryshojnë vazhdimisht. Dynamics 365 Business Central mundëson përdorimin e funksioneve kryesore të ERP në pajisje të lëvizshme.

Përshtatshmëria

Çdo organizatë është unike dhe po kështu është shtrirja e zgjidhjes së tyre. Microsoft Flow, PowerApps, Power BI mundësojnë një rrjedhë pune të vlefshme dhe njohuri të zgjeruara në të gjithë kompaninë.

BI për të gjithë

Produktiviteti i përmirësuar është thelbësor dhe kjo është gjithçka me çfarë ka të bëjë Business Central. Ajo jep raporte dhe analiza bindëse që sugjerojnë përmirësime të procesit të biznesit dhe optimizojnë vendimmarrjen.

Business Central për industrinë tuaj

Dynamics 365 Business Central është krijuar për të përmbushur nevojat e çdo industrie. Ekipi ynë ka zhvilluar ekspertiza të konsiderueshme brenda kompanive me prejardhje të ndryshme, siç janë:

Dynamics NAV industries

Ju jeni një…

Ju mund të nisni biznesin tuaj me një platformë të besueshme ERP për t’ju ndihmuar të gjurmoni operacionet tuaja të përditshme. Ju paguani për atë që përdorni – pa kosto shtesë, pa investime në hardware – ne kujdesemi për çështjet tuaja të IT-së, në mënyrë që të përqendroheni në biznesin tuaj kryesor.

A po rritet biznesi juaj në mënyrë të shpejtë deri më tani? Shkëlqyeshëm. Ne besojmë se ju dëshironi të përqendroheni në zhvillimin e strategjisë së biznesit, në mënyrë që ta bëni atë të suksesshëm. Tani është koha kur me siguri ju keni avancuar për të pasur ende një software kontabël fillestar dhe keni nevojë për një teknologji të fuqishme për të menaxhuar këtë rritje të shpejtë të biznesit. Po, ne mund t’iu ndihmojmë.

Biznesi juaj po zgjerohet dhe ju me siguri përballeni me një numër sfidash në punën tuaj si gabime për shkak të futjes manuale të të dhënave, dublikatë të dhënash, mungesë e informacionit të besueshëm dhe raporteve të sakta, ose disa çështje të sigurisë. Epo, kjo është padyshim një kohë e përshtatshme për të nisur rrugën e transformimit dixhital të kompanisë suaj. Hiqni qafe të gjitha sistemet e shkëputura që ndërpresin punën e njerëzve tuaj më tepër sesa i ndihmon ata të jenë efektivë. Zgjidhni një zgjidhje që njihet nga më shumë se 160 000 klientë dhe ndërmarrje të mesme në të gjithë botën dhe përfitoni plotësisht nga funksionalitetet e saj të pasura dhe njohuritë e vlefshme. Kjo jo vetëm që do të rregullonte operacionet e biznesit tuaj, por do të sillte gjithashtu disa mundësi dhe ide të reja biznesi.

Vendosja e çmimeve

Premium

Starts from$ 100.00100

Përfshin Essential plus:

  • Service Management
  • Manufacturing

Çmimet e mësipërme janë për Dynamics 365 Business Central si një shërbim cloud.
Për licensimin në serverat e kompanisë, ju lutemi të
na kontaktoni.


Ne i ndihmojmë ata të transformojnë biznesin e tyre

logo
BBraun_logo
dedon-logo
logo-drager1
tiryaki_logo_small
StudioModernaLogo
Danson logo
Dietsmann
Moto Pfohe
LC waikiki