Çfarë është BI?

Të dhënat janë një burim i fuqishëm biznesi dhe një mjet i përshtatshëm për analiza që mund të zhbllokojë mundesira të konsiderueshme dhe të jap informacione të dobishme. Ndërsa vëllimi i të dhënave po rritet me shpejtësi, analiza e të gjitha informacioneve bëhet komplekse dhe gati e pamundur. Ky është momenti kur vjen Business Intelligence Software, duke sjellë fuqinë për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave dhe për të nxjerrë informacione kuptimplota dhe të zbatueshme. Falë BI të dhënat organizohen, përmblidhen dhe analizohen, duke gjeneruar njohuri të dobishme që zgjidhin problemet e biznesit.

Business Intelligence (BI) është një instrument software që ofron pamje të detajuar mbi aktivitetet e kaluara dhe ato aktuale të biznesit dhe parashikon tendencat e ardhshme. BI është një mjet i fuqishëm që nxjerr, optimizon, analizon dhe paraqet të dhënat e kompanisë. Aplikacioni BI është një përditësim i sistemeve tuaja aktuale IT që ndihmon menaxhimin të kuptojë dhe të mësojë se çfarë po ndodh me biznesin e tyre.

Mësoni më tepër rreth dy zgjidhjeve më të njohura të BI:

Përfitimet

Konsolidimi

Përpunimi i të dhënave nga një larmi burimesh – SQL DB, skedarë Excel dhe të tjerë. Pastroni, transformoni dhe unifikoni burime të shumta të ndryshme, pa kërkuar mjete të jashtme ose vend të ruajtjes së të dhënave.

Ndërlidhja

Luaj me të dhëna dhe zbulo mundësi dhe kërcënime të fshehura. Përgjigjet janë aty tashmë, të disponueshme përmes klikimeve të thjeshta.

Vizualizimi

Zbuloni domethënien e të dhënave në skematikë dhe grafikë të bukur, të kuptueshëm. Paneli i paravendosur në kohë reale vizualizon KPI-të nga të dhënat në serverat e kompanisë dhe në cloud.

Çdo vendndodhje

Hyni në të dhënat dhe merrni infomacione të vlefshme kudo, në çdo kohë. Aplikacionet nga pajisjet e lëvizshme (mobile) Android, iOS dhe Windows ju mbajnë të lidhur me të dhënat e nevojshme, kudo që të jeni.

Ne i ndihmojmë ata të transformojnë biznesin e tyre

Burimet

Mësoni më shumë rreth zgjidhjes që ne ofrojmë duke shkarkuar burimet tona.