
Ndërtim
Ndërtoni një biznes të suksesshëm!
Përmbledhje
Kompanitë e ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve e dinë që çdo projekt kalon në ndryshime dinamike. Nga menaxhimi i ofertës fillestare deri te buxhetimi dhe ndjekja e ekzekutimit të projektit, një sasi e madhe të dhënash shpërndahet në software-e të ndryshme. Është e vështirë të menaxhohet dhe ka nevojë të vazhdueshme për aktualizim. Kjo çon në efikasitet më të ulët dhe kontroll të ndërlikuar të kostos.

Oferta Jonë
Intelligent Systems prezanton Dynamics 365 for Construction: një zgjidhje software e specializuar për kompanitë e ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve. Ajo ofron instrumente fleksibël dhe metoda të menaxhimit të projektit përgjatë gjithë ciklit: tenderimin e projektit, planifikimin, ekzekutimin dhe menaxhimin. Kjo mundëson një shpërndarje dhe menaxhim më efektiv të kohës, makinerive, burimeve dhe punonjësve.
Industry benefits
Kontroll më i mirë financiar
Ndiqni rezultatet tuaja financiare bazuar në projekte të ndryshme, nën-projekte, departamente dhe të tjera më shumë. Thjeshtoni faturimin e projektit dhe kontrolloni shpenzimet tuaja.
Raportim i optimizuar
Përfitoni raporte për burimet që do përdoren – materiale, punë, mekanizim dhe shërbime sipas fazave të punës ose projekteve të veçanta të ndërtimit.
Vendimmarrje e shpejtë
Përfitoni akses të shpejtë në të dhënat thelbësore financiare dhe të kontabilitetit, si dhe analiza dhe raporte të specializuara, në mënyrë që të merrni vendime më të mira.
Menaxhimi i përmirësuar i projektit
Automatizoni menaxhimin dhe ndjekjen e të gjitha aktiviteteve nga fillimi i projektit deri në fund të tij. Zgjidhja ju ndihmon të menaxhoni kontratat tuaja me investitorët dhe nënkontraktorët.
Në më pak se një vit pasi filluam projektin e implementimit, një pjesë e madhe e rezultateve të pritura janë gati. Kjo arritje nuk do të kishte qënë e mundur pa partnerët e duhur të biznesit dhe mjetet software.