Çështjet kryesore

Prodhuesit modern e dinë se për të mbijetuar në “epokën e klientit”, ata duhet të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes duke bërë të mundur një qasje më të përqendruar ndaj klientit. Kjo do të thotë të jesh transparent, të angazhosh klientët gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit dhe të forcosh marrëdhëniet me ta. Gjithashtu do të thotë të ofroni më shumë vlera, më shumë sasi, çmime më të ulëta dhe shpërndarje më të shpejtë.

Rritja e përfitimit dhe nivelet përmbushjes së kërkesave të klientit janë të mundshme vetëm përmes lidhjes midis gjithë procesit të brendshëm që do të zvogëlojë punën manuale, përmirësoj shikueshmërinë, rris efikasitetin, shtoj fleksibilitetin dhe ul kostot.

Kështu, kompanitë që operojnë në këtë industri kanë nevojë për zgjidhje software të fuqishme dhe të integruara për t’i ndihmuar ato të optimizojnë një seri të proceseve që lidhen me prodhimin – zinxhirin e furnizimit dhe shpërndarjen e lëndëve të para, prodhimin, ruajtjen, shpërndarjen, rrjedhën financiare, marrëdhëniet me partnerët dhe klientët e kështu me radhë.

food and baverage

Ushqim & Pije

Furniture manufacturing

Orendi & Përpunim Druri

Machinery

Makineri & Përbërës

Goods and electronics

Mallra konsumi & Elektronikë

Print & Packaging

Printim & Ambalazhim

Oferta jonë

Intelligent Systems ka fituar përvojë të konsiderueshme gjatë kryerjes së projekteve në kompani me prejardhje të ndryshme prodhimi (të veçantë, procesi, të përzier). Së pari ne synojmë të arrijmë një kuptim të thelluar të proceseve dhe nevojave të biznesit tuaj, dhe më pas ne vendosim zgjidhjen e duhur ERP (Planifikimi i Burimeve të Sipërmarrjes) dhe/ose CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin) Microsoft Dynamics që i përshtatet më së miri biznesit tuaj, në mënyrë që të përfitoni benefitet sa më shpejtë.

Përfitimet e industrisë

  • Cikël i optimizuar i prodhimit – nga porosia lëndëve të para deri tek dërgesa e mallrave të përfunduar
  • Kërkesa të automatizuara të HACCP (Analiza e Rrezikut dhe Pikave Kritike të Kontrollit) dhe rregullore të tjera ligjore
  • Përmirësimi i efektshmërisë të zinxhirit të furnizimit
  • Konsolidimi i të gjitha të dhënave nga njësitë e biznesit (prodhimi, zinxhiri i furnizimit, magazina, shitjet dhe menaxhimi financiar, etj.) brenda një baze të dhënash të vetme
  • Ulje e kohës së një produkti të ri për hedhjen në treg dhe përshpejtimi i kohës për fitim
  • Vlerësimi i saktë i COGS (Kostoja e Mallrave të Shitura)   
  • Gjenerimi i pyetjeve dhe raporteve të ndryshme në kohë reale
  • Menaxhimi efektiv i kapaciteteve – fuqia punëtore, hapësirat, pajisjet, materialet, etj.
  • Transparenca dhe gjurmueshmëria në aktivitetet e shitjeve – ofertat, porositë, ndjekja e kostove të buxhetuara dhe aktuale, listat e çmimeve, promovimet e shitjeve, zbritjet, kujtesat, ankesat, etj
  • Reduktim i konsiderueshëm i punës manuale dhe gabimeve të mundshme në futjen e të dhënave
  • Procesi efektiv i monitorimit të fluksit të parave
  • Procedurat e shpejta të buxhetimit, parashikimit dhe planifikimit
Partner i shpejtë, i besueshëm dhe i mirë informuar i biznesit, i aftë për të përballuar me sukses edhe implemetimet më të ndërlikuara ndërkombëtare software. Prandaj pa dyshim mund t’iu rekomandojmë Intelligent Systems!
male icon

Volker Schwarz

CIO, Dedon GmbH

Ne i ndihmojmë ata të transformojnë biznesin e tyre

dedon-logo
atlas copko
huvepharma-logo
lavena
meusburger
assa
carglass