
Shitje me shumicë dhe Shpërndarje
Zgjidhje software për shitje me shumicë dhe kompani shpërndarje
Realiteti
Pavarësisht nëse drejtoni një kompani të vogël apo të madhe shitjesh me shumicë dhe shpërndarje, ashtu si konkurrentët tuaj ju përballeni me sfida të njëjta. Ndryshimi i kërkesave të klientëve, rritja e inventarëve të produkteve, tkurrje e marzhit, konkurrenca në rritje, zinxhirët kompleksë të furnizimit… lista është mjaft e gjatë. Sidoqoftë, pyetja është se si i përballoni këto sfida? Si e përmirësoni efikasitetin, zvogëloni kostot, maksimalizoni fitimet dhe qëndroni konkurrues?
Në ditët e sotme, bizneset e lulëzuara të shitjeve me shumicë dhe të shpërndarjes mbështeten në sisteme moderne menaxhimi software për të integruar operacionet dhe për të reaguar shpejt ndaj ndryshimeve në mjedis. Këto sisteme i ndihmojnë kompanitë të bashkëpunojnë pa probleme me klientët dhe partnerët, të menaxhojnë porositë, të përmirësojnë performancën e shpërndarjes, të riorganizojnë proceset, të ruajnë nivele optimale të stokut, të ulin kostot dhe të zbulojnë tendencat dhe mundësitë.
Oferta jonë
Për të qëndruar në biznes dhe për të rritur rezultatet finale, kompania juaj ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse software që mbulon të gjitha aspektet e veprimtarisë: shitjet dhe marketingun, menaxhimin e magazinave dhe inventarit, dërgesat, financat, etj. Përveç kësaj, ju duhet të gjeni partnerin e duhur të implementimit – dikë që ka njohuri të thella të industrisë, i cili do të ofrojë një zgjidhje software që i përshtatet vërtetë nevojave tuaja.
Intelligent Systems ofron gjithashtu aplikacione të specializuara për kompanitë e shitjeve me shumicë dhe të shpërndarjes, bazuar në Microsoft Dynamics. Këto përfshijnë aplikacione për operacionet e Shitjeve nga Furgoni (Van-sales) dhe Magazinave. Ekipi ynë ka fituar përvojë të konsiderueshme në sektor, pasi shumë nga klientët tanë bëjnë biznes në fushat e FMCG (Mallrave të Konsumit që Lëvizin Shpejt), artikuj kancelarie dhe zyre, farmaceutikë, pajisje mjekësore.
Ne e dimë se sa e rëndësishme është për ju të gjeni zgjidhjen e duhur software dhe partnerin, por me larminë e alternativave, kjo zgjedhje mund t’ju sjellë dhimbje koke. Pra, thjeshtoheni këtë proces dhe kontaktoni me ne.
Përfitimet e industrisë
- Baza e të dhënave e integruar
- Rrjedhë e automatizuar e të gjitha proceseve të biznesit
- Akses i besueshëm në të dhëna të sakta – historiku i klientit, produktet, vendet, etj.
- Monitorim i rreptë mbi cilësinë e mallrave
- Gjurmim i automatizuar i mallrave nga furnizuesi tek shitësi me pakicë
- Mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve në magazina dhe departamente
- Ulje e niveleve të mallrave të skrapit dhe kostot e lidhura
- Procesi i optimizuar i dërgesave
- Përdorimi i modeleve të parashikimit të kërkesës për optimizimin e inventarit të stokut dhe rritjen e nivelit të kënaqësisë së klientit
- Kanale të reja për komunikimin me klientët përmes sistemeve me bazë në internet dhe pajisje të lëvizshme (mobile)
- Reagim më i shpejtë dhe më fleksibël ndaj kërkesave unike të klientit – ambalazh specifik, shenja, kushte të dërgesës, etj.
- Gjenerim i analizave të biznesit dhe raporteve në kohë reale
Gjatë katër viteve të kaluara, B.Braun Bullgari ka rritur biznesin e saj me anë të Microsoft Dynamics NAV. Për shkak të ekspertizës dhe njohurive të Intelligent Systems, sistemi ERP është zhvilluar dhe modifikuar për të përmbushur nevojat e biznesit tonë. Microsoft Dynamics NAV është zgjidhje jashtëzakonisht fleksibël për tu përshtatur lehtësisht me ndryshimet në mjedisin tonë të biznesit gjithashtu.