Gjithçka që ju nevojitet për biznesin tuaj me pakicë
Gjithçka që ju nevojitet për biznesin tuaj me pakicë
Në një botë dinamike me tendenca të tregjeve që ndryshojnë, përvoja e klientit ka një domethënie kryesore. Kompanitë e suksesshme e vendosin klientin në qendër të operacioneve të shitjes me pakicë për të arritur një rritje dhe njohje të qëndrueshme.
Balancimi midis normës së re dhe cilësisë së shërbimit
Shitësit me pakicë po përpiqen për të krijuar një balance midis operacioneve të natyrshme të biznesit, zgjidhjes së çështjeve me gjendjen e stokut dhe zinxhirit të furnizimit duke rritur cilësinë e shërbimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët.
Unifikimi i proceseve dhe software-ve
Investimi në teknologjinë e duhur është çelësi i shpejtësisë dhe elasticitetit të shitjeve me pakicë për dyqanet moderne për të ndihmuar vendimmarrësit të përgatiten dhe të për shmangin ndërprerjet.
Unifikimi i dyqaneve online dhe ato fizike
Sjelljet e blerësve pas pandemisë shfaqën prirje dhe preferenca të reja. Mbi 75% e blerësve janë të kënaqur me të dy përvojat, si me atë të blerjeve në dyqan po ashtu edhe me atë online.
Norma tjetër: Tregtia e unifikuar për klientin
Kanale konvencionale dhe moderne
Ruani të gjitha të dhënat tuaja në një Burim Unik të Disponueshëm
Aftësi të shumta përpunimi në dispozicion
Dyqan i aksesueshëm në mbarë botën
Arrini tregjet tradicionale dhe në zhvillim
Lidhu me klientët përmes kanaleve të mediave sociale
Transformoni përvojën e blerjeve me tregtinë e të biseduarit
Shitjet tona me pakicë (Retail) për Microsoft Dynamics 365 Business Central: Krijuar për biznesin tuaj
Zgjidhja jonë Retail për Microsoft Dynamics 365 Business Central është një sistem i menaxhimit software gjithëpërfshirës që u mundëson bizneseve të plotësojnë me sukses kërkesat specifike që industria e shitjeve me pakicë ka nevojë për të përparuar.
Në fakt, zgjidhja jonë Retail për Microsoft Dynamics 365 Business Central është një nga pjesët thelbësore që duhet të përdorni për të përmbushur kërkesat në rritje të klientëve dhe për të qenë të suksesshëm nga të gjitha anët me strategjinë tuaj të shitjeve.
Shitësit me pakicë mund të përdorin teknologjinë e Microsoft dhe zgjidhjet tona të përshtatura për të transformuar përvojën e blerjeve të klientit dhe për të menaxhuar të gjitha operacionet e biznesit përmes një platforme të vetme dhe të unifikuar.
Ky është mjeti i duhur për shitësit e vegjël dhe të mesëm me deri në 30 dyqane ose shitës me shumicë që operojnë dyqane me pajisje POS.
Zgjidhja është e çertifikuar dhe e disponueshme në Microsoft AppSource.
Ne në Intelligent Systems i kuptojmë sfidat kryesore në drejtimin e një biznesi me pakicë dhe besojmë se software-i është zgjidhja që e përmirëson biznesin tuaj.
Portofoli ynë përbëhet nga projekte të përfunduara për kompanitë e shitjes me pakicë që operojnë më shumë se 1000 dyqane dhe 2500 pajisje POS në mbi 35 vende duke fituar njohuri dhe përvojë të konsiderueshme për të përmbushur kërkesat e klientëve dhe për të zgjidhur problemet e software-it.
Mësoni më shumë rreth
Retail për Microsoft Dynamics 365 Business Central
Një zgjidhje software që plotëson nevojat e industrisë tuaj
Veshje & Këpucë
FMCG
Pajisje shtepiake & Elektronikë
Mobilje & DIY
Kozmetikë & Drugstore
Mikpritja
LS Central për shitës me pakicë me më shumë se 30 dyqane
Për sipërmarrjet dhe bizneset më të mëdha të shitjeve me pakicë, Intelligent Systems është ndër udhëheqësit globalë në ofrimin e LS Central(zgjidhja më e popullarizuar e bazuar në Dynamics 365 Business Central) nga dyqanet në zyrën qendrore, nga POS deri te magazina dhe tregtimi.
Kompanitë me versionet e LS Central nga viti 2015 e në vazhdim janë në gjendje të kenë akses në LS Insight– një funksionalitet Business Intelligence i bazuar në cloud, i krijuar posaçërisht për bizneset me pakicë – falas.
Intelligent Systems ka qenë pjesë e rrjetit të partnerëve LS Retail që nga viti 2007 dhe në vitin 2020 u njoh si partneri i saj Gold. Intelligent Systems zhvilloi një numër zgjerimesh për LS Central.
Transformoni përvojën e blerjeve
Integrohuni me risitë e teknologjisë në zhvillim për të shkallëzuar më tej operacionet tuaja dhe për të kënaqur klientët me përvojat e përshtatura të blerjeve.
Integroni platformën tuaj B2B/B2C e-commerce në krye të Shitjeve me Pakicë për zgjidhjen Microsoft Dynamics 365 Business Central ERP në një mënyrë vërtet të unifikuar tregtare:
Publikoni artikujt e inventarit tuaj Retail për Microsoft Dynamics 365 Business Central së bashku me imazhet, përshkrimin, specifikimet, atributet, njësitë matëse dhe disponueshmërinë në platformën tuaj online
Mbani lista standarde të çmimeve, por gjithashtu mund të vizualizoni çmimet me porosi (specifike për klientin), nivelet e zbritjeve dhe promovimet
Sinkronizoni porositë dhe klientët me bazën e të dhënave të unifikuar ERP me informacione të disponueshme gjithashtu në dyqanet POS
Menaxhoni programet e besnikërisë, identifikoni dhe shpërbleni klientët që kthehen
Opsione fleksibël të marrjes, dorëzimit dhe kthimit në dyqan
Integrohuni me risitë e teknologjisë në zhvillim për të shkallëzuar më tej operacionet tuaja dhe për të kënaqur klientët me përvojat e përshtatura të blerjeve:
Instaloni në dyqanin tuaj një sistem numërues të njerëzve që hyjnë për t’ju ndihmuar të kuptoni sjelljen e klientëve tuaj në dyqan dhe të riorganizoni strukturën dhe aftësinë e personelit për të maksimizuar Kthimin nga Investrimi (ROI)
Përdor lexuesit e të dhënave biometrike për të kapur profilet e vizitorëve dhe për të shfaqur reklama të përshtatura në ekranet afër për mallra që ata mund të jenë më të prirur për t’i blerë
Përmirësoni përvojën e klientit duke organizuar evete në dyqan me teknologjinë e Realitetit të Shtuar(AR )/ Realitetit Virtual (VR)
Përdorni teknologjinë e Inteligjencës Artificiale (IA) si robotët e vetëkontrollit dhe shërbimit që njohin të folurit dhe ndërveprojnë me klientët për t’i ndihmuar klientët të kufizojnë kontaktet e panevojshme me stafin dhe radhët
Retail për Microsoft Dynamics 365 Business Central shfrytëzojnë funksionalitetin themelor të ngulitur në bazën e Microsoft Dynamics 365 Business Central ERP dhe e zgjeron atë me funksionalitete specifike për të përmbushur kërkesat e industrisë së shitjes me pakicë:
Drejtoni financat tuaja dhe merrni një shikueshmëri të saktë në performancën e përgjithshme të biznesit tuaj
Merrni nivele të përditësuara të stokut në të gjitha vendndodhjet dhe menaxhoni aktivitetet e magazinës me pajisje celulare
Menaxhoni një kornizë gjithëpërfshirëse produkti: atribute shtesë si ngjyra dhe madhësitë, dhe variante produkti me barkode
Krijoni programe të komplekse besnikërie dhe politika të menaxhimit të anëtarëve për të shpërblyer klientët aktivë
Menaxhoni në mënyrë qendrore çmimet dhe promocionet si: mix & match, 2 për 1, zbritje sezonale në të gjitha kanalet
Punoni me kuponë të personalizuar, kupona dhe karta dhuratash
Rimbushni nivelet e stokut në të gjitha vendndodhjet sipas kërkesës aktuale dhe tendencës së pritshme me funksionalitetin e planifikimit bazuar në metoda të ndryshme si shitjet mesatare ditore dhe sasia minimale/maksimale, duke marrë gjithashtu në konsideratë rritjen e sezonalitetit
Shitësit me pakicë mund të përdorin zgjidhjen e specializuar të Microsoft Power BI për të analizuar rezultatet nga të gjitha operacionet e biznesit dhe për të ndërtuar një strategji biznesi rreth KPI-ve kryesore të shitjes me pakicë. Në këtë mënyrë ju mund t’i formësoni ofertat tuaja për të ndërtuar besnikërinë e klientit, për të përmbushur premtimin e markës suaj dhe në fund, për të rritur rentabilitetin:
Microsoft Power BI përdor të njëjtën teknologji si sistemi Microsoft ERP, kështu që nxjerrja e të dhënave dhe lidhja me bazën e të dhënave është origjinale
Fitoni njohuri mbi shitjet me pakicë: analizoni të gjitha shitjet dhe nxirrni rezultate për produkt dhe sasi, personel, fitim, vlerat e shportës, kthimet dhe zbritjet
Llogaritni shitjet mesatare për dyqan ose për metër katror
Identifikoni zakonet e blerjeve të klientëve dhe krijoni përvoja të personalizuara të blerjeve
Përcaktoni artikujt me fitim më të madh dhe eliminoni iniciativat shumë të mundimshme dhe me fitim të ulët
Intelligent Systems i njeh aq mirë veprimet dhe kërkesat e biznesit tonë, saqë i duhen vetëm deri në 15 ditë për të vendosur zgjidhjen e Microsoft Dynamics brenda një shteti të ri, dhe më pak se 3 ditë për ta integruar atë brenda një dyqani të ri.
Nihan Ersoy
Menaxher Projekti, LC Waikiki
Burimet
Mësoni më shumë rreth zgjidhjes që ne ofrojmë duke shkarkuar burimet tona.
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna të tilla si sjellja e shfletimit ose ID unike në këtë sajt. Mospajtimi ose tërheqja e pëlqimit, mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Funksionale Gjithmonë aktive
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferencat
Ruajtja teknike ose qasja është e nevojshme për qëllimin legjitim të ruajtjes së preferencave që nuk kërkohen nga pajtimtari ose përdoruesi.
Statistikat
Техническото съхранение или достъп, които се използват изключително за статистически цели.Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore anonime. Pa një thirrje, pajtueshmëria vullnetare nga ana e Ofruesit tuaj të Shërbimit të Internetit ose të dhëna shtesë nga një palë e tretë, informacioni i ruajtur ose marrë vetëm për këtë qëllim zakonisht nuk mund të përdoret për t'ju identifikuar.
Marketingu
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.