
Transporti dhe Logjistika
Niveli i ri i transportit dhe logjistikës!
Realiteti i sotshëm
Biznesi modern i logjistikës dhe transportit është shumë më tepër sesa thjesht ngarkimi i paletave në kamionë, trena, kontenierë të anijeve dhe mjete të tjera transporti. Bëhet fjalë për shpërndarjen e mallrave në të gjitha anët e botës në kohë, konkurrencën me bollëkun e transportuesve vendas dhe ndërkombëtarë, dhe njëkohësisht trajtimin e marzheve shumë të holla. Njohja në detaje e çdo aspekti biznesi nuk është më e mjaftueshme. Menaxherët kanë nevojë për teknologji të sofistikuar për t’i ndihmuar të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në këtë mjedis të ashpër.
Oferta jonë
Ekipi ynë zotëron përvojë të gjerë në ofrimin e programeve software të menaxhimit të biznesit për kompanitë e transportit dhe logjistikës. Aplikacioni vertikal i zhvilluar posaçërisht Dynamics Trans përmbledh të gjitha proceset brenda kompanisë me qëllim të dhënies së rezultateve më të mira financiare – menaxhimin dhe riparimet e flotës, mekanizimin, llojet e ndryshme të pagesave, marrëveshjet e transportit dhe shumë të tjera. Mbajtja e të gjitha informacioneve në një bazë të dhënash të vetme siguron planifikim të saktë, buxhetimin, analizën dhe kontrollin e procesit të transportit.
Në mënyrë që të shihni videon e produktit që tregon me hollësi mbi sistemin tonë të menaxhimit të dërgimit, ju lutemi drejtohuni këtu.
Përfitimet e industrisë
- Menaxhimi i llojeve të ndryshme të dokumenteve, të lidhura me aktivitetet e transportit
- Informacion i plotë i ruajtur për çdo porosi të transportit ose dërgesës – ngarkesa, pikat e ngarkimit dhe shkarkimit, paletat, metrat linear, sasitë, etj.
- Regjistrimi dhe ekzekutimi i kërkesave për transportin e mallrave
- Administrimi i rrugës dhe regjistrimi i faturave shoqëruese të mallrave
- Vlerësimi i amortizimit të automjeteve
- Gjenerimi i rrugëve dhe orareve optimale, bazuar në faktorë të ndryshëm
- Menaxhimi i flotës – llojet e automjeteve dhe karakteristikat e hollësishme për to, menaxhimi dhe regjistrimi i riparimit, përbërjet, etj.
- Shërbim i përmirësuar i klientit
- Kostot e optimizuara të transportit dhe operacionet e kryera
- Menaxhimi i fluksit financiar dhe gjenerimi i raporteve të ndryshme – të ardhurat dhe kostot për shoferin, itinerarin, faturat e mallrave, zona e destinacionit, etj.
- Integrimi me aplikacione të brendshme dhe të jashtme
- Vlerësimi i efikasitetit të burimeve të përdorura – rruga, automjeti, destinacioni, shoferi, transportuesi etj.
- Mundësia për të përgatitur analiza dhe raporte në kohë reale për vendimmarrje optimale të biznesit
Ne jemi të kënaqur me Dynamics Trans pasi na siguron procese biznesi të standardizuara e të optimizuara dhe i ruan të gjitha të dhënat në një platformë të vetme të integruar pa mospërputhje apo mungesa. Falë Dynamics Trans puna jonë është shumë më frytdhënëse, komunikimi është përmirësuar dhe kemi statistika të hollësishme dhe mjete raportimi për të marrë vendime më të mira biznesi.