
Tregti Elektronike për MS Dynamics
Zgjidhja e Intelligent Systems për tregtinë në internet të Biznesit me Konsumatorin (B2C) dhe Biznesit me Biznesin (B2B)

Përmbledhje
Me 2 304 miliard dollarë amerikanë në shitje për vitin 2017 dhe një parashikim që dyfishohet në 2021 (4 878 miliard sipas Statista), tregtia elektronike është një nga sektorët me rritje më të shpejtë në ekonominë e sotme dinamike. Shitjet në internet pritet të arrijnë në 12.4% të shitjeve totale në SH.B.A. deri në vitin 2020, duke filluar me 6% në vitin 2013. Shitjet në internet ndryshuan mënyrën e blerjes, dhe të gjithë shitësit me pakicë duhet të përqafojnë këtë sfidë dhe ta shndërrojnë atë në një mundësi nëse duan të qëndrojnë ne krye.
Ju keni të implementuar Microsoft Dynamics si pjesë të rrugëtimit tuaj të transformimit dixhital. Shkëlqyeshëm! Tani ju mund të përmirësoni më tej procesin tuaj të shitjes duke krijuar një përvojë të qëndrueshme të blerjeve për klientët tuaj.
Funksionaliteti i nevojshëm për çdo dyqan elektronik

Integrimi i vazhdueshëm me një klasë botërore ERP
Ekipi ynë ka zhvilluar një Strukturë të Unifikuar të Integrimit që ndihmon dyqanin tuaj në internet të veprojë si një zgjatje natyrale e sistemit tuaj Microsoft Dynamics. Ky funskion shtesë lehtëson administrimin e të dhënave dhe përpunimin e porosive pasi ajo:
- Publikon në internet artikujt tuaj të inventarit të Microsoft Dynamics së bashku me imazhet, përshkrimin, specifikimet, tiparet, njësitë e masës dhe disponueshmërinë
- Mban listat e çmimeve standarde, por gjithashtu mund të parashikoj çmimet (specifike për klientin) me porosi, uljet dhe promocionet
- Shfaq të gjitha kategoritë, nënkategoritë dhe produktet tuaja ose vetëm ato sipas dëshirës suaj
- Krijon porosi dhe klientë të rinj në Microsoft Dynamics
Përfitimet
Rriteni biznesin tuaj në tregje të ndryshme me një zgjidhje globale – të
ndërtuar për shumë gjuhë, shumë vende, shumë monedha.
Dizajni i modelit dhe personalizime
Përdorni modele të paracaktuara për të filluar më shpejt ose hartoni modelin tuaj për të fuqizuar markën tuaj në internet.
Instalim i thjeshtë dhe mbështetje e besueshme
Zgjidhja jonë e tregtisë elektronike është shumë fleksibël dhe mund të përshtatet për çdo nevojë biznesi. Ju gjithashtu mund të shijoni shërbimet e këshillimit dhe mbështetëse të klasit të parë.
Optimizimi i procesit
Bëjini njerëzit tuaj të punojnë në mënyrë më efikase për të mundësuar porosi më të shpejta në para të gatshme. Kurseni kohë dhe zvogëloni kostot.
Rrugëtim i përmirësuar i klientëve
Përmirësoni rrugëtimin e klientit duke i bërë të mundur atyre të blejnë me ju sipas mënyrës së tyre dhe t’i beni ata të lumtur. Rritni nivelet e kënaqësisë së klientit me shërbime dhe mbështetje të jashtëzakonshme në internet.

Zgjerimi i tregtisë tuaj globale me një partner të vetëm
Ju nuk keni nevojë për një mori të ofruesve të shërbimeve për të menaxhuar bazën e të dhënave tuaj operative dhe faqen e internetit të eCommerce, pasi ne ofrojmë gjithçka për ju:
- Zhvilloni dyqanin tuaj elektronik (bazuar në nopCommerce)
- Integrojeni me ERP tuaj ekzistues të Microsoft Dynamics
Kjo është mënyra si ju mund të kurseni kohë, përpjekje dhe para. Për më tepër, problemet nuk do të jenë pengesë në komunikimin midis partnerëve, pasi ju keni një mënyrë për t’i zgjidhur të gjitha.